Nëse po mendoni të provoni lente kontakti për herë të parë, ja si e sugjerojmë të filloni.

1. Më mirë: një vizitë te Vip Optika

Ju mirëpresim te Vip Optika, në Tiranë, për një konsultë optometrike. Është mënyra më e sigurt, sepse parametrat i përcakton specialisti gjatë vizitës. Shihni adresën dhe orarin.

2. Nëse nuk mund të vini

Mund të na dërgoni recetën me dioptri — edhe nëse është recetë për syze, ne i konvertojmë dioptritë për lente me program. Gjithsesi, më e mira mbetet që parametrat t'i ketë përcaktuar specialisti gjatë vizitës.

3. Fillimi më i mirë: lentet ditore

Nëse jeni duke filluar, sugjerojmë lentet ditore sferike ose cilindrike. Me to praktikoheni në vendosje dhe heqje, dhe nëse çahet një lente, humbisni vetëm një.

4. Nëse zgjidhni lente mujore

Mos harroni edhe solucionin: pas çdo heqjeje lentet pastrohen me solucion të ri. Zgjidhni solucion nga një prodhues i njohur dhe shmangni produktet pa markë, sepse cilësia e solucionit ndikon drejtpërdrejt te rehatia e syve.

5. Kujdes kur blini lente

Sigurohuni që produkti të jetë i një marke ndërkombëtare si Alcon, TopVue, Bausch + Lomb, CooperVision, Johnson & Johnson, Zeiss etj. Kini kujdes me lente të etiketuara si "1-vjeçare" — lentet e certifikuara nga BE zakonisht ndërrohen deri në 1 muaj.

Keni nevojë për ndihmë?

Për pyetje rreth lenteve të para, recetës ose parametrave, ekipi ynë është në ndihmën tuaj. Na shkruani në WhatsApp: +355 69 25 04 859