Kujdesi ndaj lenteve të kontaktit
Çfarë të bëni
- Lani duart para se të vendosni ose hiqni lentet.
- Fërkoni lenten me solucion të ri para dhe pas përdorimit.
- Ruajini në kontejner të pastër dhe përdorni solucion të ri çdo ditë.
- Mbani me vete një shishe të vogël solucioni për udhëtime.
Çfarë të mos bëni
- Mos i lini lentet në kontakt me ujin e çezmës.
- Mos e prekni majën e shishes së solucionit.
- Mos i lagni lentet me pështymë.
- Mos i vendosni pas makijazhit.
- Mos e kaloni solucionin nga një shishe në tjetrën.
Solucioni
Zgjidhni solucion nga një prodhues i njohur lentesh. Solucionet multipurpose pastrojnë, shpëlajnë, dezinfektojnë dhe ruajnë lentet e buta. Nëse keni shqetësim kur përdorni një solucion, pyesni optometristin. Asnjë solucion nuk mbron plotësisht nga infeksionet — nëse dyshoni se lentet janë ndotur, hidhini dhe këshillohuni me okulistin.
Ruajtja
Përdorni gjithmonë kontejnerin e posaçëm dhe ndërrojeni çdo 3 muaj. Mos i mbani lentet më gjatë se afati dhe mos i përdorni pas datës së skadencës.
Pyetje?
Na shkruani në WhatsApp +355 69 25 04 859 ose ejani drejtpërsëdrejti te Vip Optika.