Informacion mbi syzet
Te Vip Optika gjeni syze optike dhe syze dielli nga marka ndërkombëtare — 100% origjinale, të sjella direkt nga distributorë europianë.
Pse të zgjidhni Vip Optika
- 100% origjinale — Furnizohemi direkt nga distributorë europianë.
- Këshillim personal — Ekipi ynë ju ndihmon të gjeni modelin që ju qëndron dhe ju përshtatet.
- Xhama Essilor dhe Divel Italia — Marka europiane të certifikuara, sipas recetës suaj.
- Vizitë Optike me rezervim — Konsultë optometrike profesionale.
Syze optike dhe syze dielli
Syzet optike kanë skelet dhe xhama sipas recetës. Skeletin mund ta blini vetëm, ose me xhama.
Syzet e diellit kanë xhama me ngjyrë dhe mund të bëhen edhe me dioptrinë tuaj.
Si e zgjidhni skeletin
- Forma e fytyrës: Zgjidhni formën e syzeve sipas formës së kokës suaj.
- Madhësia: Në krahun e skeletit ka tre numra (p.sh. 52-18-140): gjerësia e lenteve, ura dhe krahu. Përdorni numrat e një palë që ju rri mirë.
- Materiali dhe ngjyra: Sipas preferencës dhe stilit tuaj.
Ejani te Vip Optika
Provoni modelet nga afër dhe merrni këshillim personal. Nuk nevojitet rezervim për të provuar syze.
Adresa: Rruga Sulejman Delvina 11, Tiranë
Orari: E Hënë – E Shtunë, 08:30 – 20:30
WhatsApp: +355 69 25 04 859